Rama: Lajmi i mirë, 17 të shëruar sot

Lajmi bëhet i ditur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shprehet: “Lajm i mirë: 17 të shëruar sot”.

Më herët ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, falënderoi me mirënjohje ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët “gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë”.

Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e bluzave të bardha të cilët “po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me COVID-19 dhe izolimin e vatrave në territor”.