Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 57 persona

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 20 personave kurse 241 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Prej 1.674 kontrolleve të kryera nga policia, nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 57 persona janë arrestuar nga policia, shtatë janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

32 persona tjerë janë futur në karantinë shtetërore./Alsat