Rama kujton Hashim Thaçin, i çon “përqafime”: Më mungon vëllai im

Kryeministri Edi Rama ka përshendetur nga Kukësi ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Ndërsa vë në dukje mungesën e tij, Rama shprehet se është një prej shqiptarëve më të mëdhenj.

Nga ana tjetër, ai tha se në muret e aeroportit gjendet edhe një pjesë e historisë shqiptare, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova i hapen rrugë procesit pa kthim të çlirimit përfundimtar të Kosovës.“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush, më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i coja një përqafim. Do doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thoja se në muret e këtij aeroporti gjendet dhe një moment i jashtëzakonshëm i historisë shqiptare, kur Hashim Thaçi e Ibrahim Rugova së bashku i hapën rrugë procesit pa kthim çlirimit të Kosovës.”