Rama jep lajmin: Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kanë mbërritur në vend 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik.

Rama shprehet se ritmet e vaksinimit do vijojnë të rriten dhe objektivi për gjysmë milion të vaksinuar do të arrihet në pjesën e parë të muajit Maj.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Rama.