Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

Banorët e prekur nga zjarri që përfshiu një pallat në zonën pranë Farmacisë nr. 10 në Tiranë do të mbështeten me bonus qiraje deri në rikthimin e tyre në banesat e riparuara plotësisht.

“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qeraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi.”, shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të shtune.