Rajoni i Xinjiang-ut regjistron rritje të madhe të tregtisë së jashtme në janar-maj

Vëllimi i tregtisë së jashtme të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore në pesë muajt e parë të vitit 2023 regjistroi një rritje të madhe prej 85.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 125.06 miliardë juanë (rreth 17.5 miliard dollarë amerikanë), thanë autoritetet doganore vendore të enjten.

Foto nga VCG

Gjatë kësas periudhe, tregtia e jashtme e Xinjiang-ut me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” arriti në 115.42 miliardë juanë, ndërsa me pesë vendet e Azisë Qendrore në 100.13 miliardë juanë, duke u rritur përkatësisht 89.3 për qind e 99.9 për qind krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar, sipas doganës së Urumqi-t.

Ndërmarrjet private në Xinjiang patën një rritje të madhe të tregtisë së jashtme nga janari në maj, që arriti vlerën 117.84 miliardë juanë, duke u rritur 100.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë vjet.

Foto nga VCG

Eksportet e prodhimeve bujqësore, produkteve që kërkojnë punë intensive dhe pajisjeve mekanike e elektrike patën rritje të madhe në këtë periudhë.