Ragip Luta: Tepavac, paska tradhtuar se ka treguar krimin që e ka pa. E tmerrshme!!!

Ranko Tepavac, serbi që në vitin 2003 dha deklaratë para zyrtarëve të UNMIK-ut në cilësi të dëshmitarit, u arrestua në Kragujevc nga policia serbe për tradhëti. Imagjinoni, paska tradhtuar sepse ka treguar që ka parë një krim makabër. Kjo është vetiu kaq e tmerrshme sa që nuk don koment.

Ranko foli në vitin 2003 dhe gjithë këto vite deklarata e tij nuk u mori seriozisht nga institucionet e Kosovës.
Vetëm sivjet, viti 2026, dikush u kujtua për këtë masakër dhe këtë dëshmi të tij, pas 23 viteve heshtje. Për këtë dikush duhet të jep sqarime, ndoshta edhe përgjegjësi.

Prej 2003-ës deri sot të heshtet?! Kope delesh të ishin vra nga rrëfeja, diku bjeshkëve pa fund dhe pa çoban, brenda dy ditëve kishin me u gjetë. Hajde, pengesa nga më të ndryshet, dy, tre, pese vite… Pas pavarësisë as një sekond nuk është dashur të pritet. Ata që kan pritë duhet të rrëfejnë pse? Cila është arsyeja, cili dhe i kujt ishte interesi, që të heshtet dhe për 23 vite të zgjatet agonia e familjeve… Apo thjesht kan harruar… A është e mundur? Hapu tokë e qiell, a është e mundur se kan harruar?! Dhe pastaj, pas 23 viteve dikush kujtohet…

Lidhur me insistim për kategorizim të viktimave si “intelektual të Mitrovicës”

As nuk është e saktë as nuk është korrekte ndaj familjarëve të viktimave, as ndaj vet viktimave, të insistohet në kategorizim të të gjeturve si intelektualë. E para, sipas rrëfimit të vet personit që ka dhënë deklaratë si dëshmitar okular, shumica janë gra, pleq, fëmijë, pra njerëz jo intelektual. E dyta, insistimi në kategori “intelektual” të tjerët që janë shumicë po i qet në rend të dytë a të tretë për nga “rëndësia”… Kjo mendësi është e pa drejtë dhe gabim!

*Status facebook’u i zotit Ragio Luta