Rafael Leao duket se ka vazhduar kontratën me AC Milan deri në vitin 2028.
Ashtu siç raporton “Gazzetta dello Sport”, anësori i Kombëtares së Portugalisë ka arritur marrëveshje me “Kuqezinjtë” edhe për një kontratë të re, shkruan Lajmi.net
Raportohet se marrëveshja e re ia bën pagën vjetore lojtarit portugez 7 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse.
Futbollisti i Milanit sonte pritet të mungoj në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League ndaj Interit për shkak të një lëndimi muskular.




