Radulloviq dhe Tucakoviq i kanë dhënë para Bokit 13 për televizionin dhe për barëra nga Italia

Gjykimi për rastin “Reket” sot vazhdoi në Gjykatën penale me dëshminë e Aleksandar Radulloviq, bashkëshortit të autores së njohur të këngëve, Marina Tucakoviq.

Radulloviq i cili dëshmoi me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit të parë Boki 13, tha se e njeh Bokin 13 dhe familjen e tij tashmë 12 vite. Tha se në fillim raporti ka qenë në bazë profesionale, ndërsa gjatë kohës është shndërruar në miqësi. Së bashku kanë shkuar për pushime, fundjava, ndërsa Boki shpesh ka qenë mysafir tek ata në Beograd.

Radulloviq konfirmoi se i ka dhënë mjete financiare Jovanovskit. Para disa viteve Boki 13 u ka thënë se po hapë televizion në Shkup. Kjo për ta ka qenë interesante si mundësi për zgjerim të biznesit në rajon. Jovanovskin e ka ndihmuar edhe privatisht çdoherë kur ka pasur nevojë.

Në gjykim u shfaq edhe CD në të cilën Boki 13 e ka xhiruar në Serbi. Radulloviq tha se 40 vite merret me muzikë, video spote dhe filma dhe se ai është burimi i tij i financimit. Ka punuar me emra të njohur të muzikës.

Bojan Jovanovski ka qenë në shtëpinë e Aleksandar Radullovuiq një javë para 28 shkurtit të vitit 2019. Sipas dëshmisë së Radulloviqit, në atë periudhë Bojani ishte nisur drejt Milanos, për një revy mode dhe blerje të barërave dhe veshjeve për bashkëshorten e tij Marina Tucakoviq. Ato barëra kishin kushtuar rreth 12 mijë euro në muaj dhe i kishte porositur për gjashtë muaj, tha Radulloviq.