Radhë kilometrike në Qafë Thanë, nuk punon sistemi në RMV, policia merr shënime me dorë (video)

Kolona kilometrike vërehen mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitarë Qafë Thanë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në temperatura presin rreth dy orë në kolonë për të kaluar kufirin.

Siç raporton gazetari i Portalb.mk nga terreni, nga ana e Maqedonisë së Veriut po punohet me ritme shumë të ngadalta. Qytetarët janë të revoltuar, ka shumë nga ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë vetem për ta kaluar ditën, ndërsa ka edhe dasmor, ndërkohë ju duhet të presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Sipas burimeve nga terreni, kolonat janë shkaktuar për shkak se nuk punon sistemi dhe policia i regjistron të dhënat me dorë.

Kufiri Qafë Thanë në RMV, Foto Shefkije Alasani Portalb.mk
Kufiri Qafë Thanë në RMV, Foto Shefkije Alasani Portalb.mk
Kufiri Qafë Thanë në Shqipëri, Foto Shefkije Alasani Portalb.mk
Kufiri Qafë Thanë në Shqipëri, Foto Shefkije Alasani Portalb.mk

Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe nga ana e Shqipërisë Përderisa nga ana e RMV udhëtarët presin rreth 2 orë për të kaluar kufirin në Shqipëri nuk ka radhë pritjeje dhe kufiri kalohet për më pak se 5 minuta.