Radev sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot dhe nesër (22 dhe 23 dhjetor) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai me këtë rast do të pritet nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Presidentët Osmani dhe Radev do të mbajnë edhe një konferencë për media, njofton Presidenca e Kosovës.

Ndërsa takim është paralajmëruar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit, Radev do të pritet nga Kurti në ora 12:00.