Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të nisë menjëherë një hetim dhe ndjekje penale efektive të të gjitha sulmeve ndaj bullgarëve nëse dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian.
Komenti i tij erdhi pas sulmit ndaj gazetarit dhe figurës publike Vlladimir Perev në Shkup.
“Është koha e duhur që Republika e Maqedonisë së Veriut të nisë një hetim dhe ndjekje penale efektive të të gjitha sulmeve ndaj bullgarëve atje. Kjo është e vetmja mënyrë që ky vend të fitojë integrimin e tij evropian”, theksoi Radev.
Presidenti specifikoi se ai personalisht e ngriti çështjen si me kreun e shtetit të Maqedonisë së Veriut ashtu edhe me kryeministrin në Shkup.
Rasti i Perev, sipas tij, është “një arsye e mirë për të filluar më në fund ndryshimin e vërtetë”, pasi si autori ashtu edhe motivi janë të qarta.




