Rabiot në radarin e gjigantit anglez, i interesuar edhe Bayerni

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Manchester United është ende i interesuar në mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.
Rabiot ishte në radarin e “Djajve të Kuq” edhe në verën e vitit të kaluar, por bisedimet nuk kishin sukses. Erik ten Hag e pëlqen shumë mesfushorin francez, raporton KosovaPress.

Ende nuk ka asgjë të avancuar mes Rabiot dhe United pasi që ka edhe shumë klube të tjera të interesuara në mesfushorin 28 vjeçar, ndër to edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Në anën tjetër, Juventusi i ka ofruar Rabiotit një kontratë të re, por që si duket francezi nuk dëshiron ta zgjatë qëndrimin e tij në “Allianz”.