“Qyteti nuk ka rënë”, kryeministri ukrainas flet për Mariupolin

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka thënë se forcat ukrainase në qytetin port jugor të Mariupolit janë ende duke luftuar dhe do ta sfidojnë ultimatumin e Rusisë që ata të dorëzohen.

“Qyteti nuk ka rënë”, ka thënë Shmyhal, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Rusia ka tëhënë se do të garantonte jetën e secilit ushtar ukrainas që do të dorëzohej, duke shtuar se të vetmit ushtarë ukrainas që kanë mbetur në Mariupol ishin në një fabrikë gjigante çeliku.

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko i ka thënë BBC-së më herët se ai kishte folur me ushtarët në Mariupol dhe “ata do të luftojnë deri në fund”.