Qyteti i Shkupit: Prej sot mund të aplikoni për subvencione për biçikleta dhe trotinet elektrik

Qyteti i Shkupit sot ka publikuar thirrjet për dhënien e subvencioneve për blerje të biçikletave dhe trotineteve elektrik. Aplikimi në këto thirrje do të jetë online.

Qytetarët do të mund të dorëzojnë kupona fiskal për biçikletë të blerë ose trotinet elektrik nga fillimi i vitit, më saktësisht nga 1 janari 2021.

Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë deri në 50% nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3000 denare për person, dhe 30% nga vlera e trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7.000 denarë për person, me tatim personal të shtuar.

Të drejtë për aplikim kanë banorë e Qytetit të Shkupit.

Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021 janë parashikuar 8.5 milionë denarë për biçikleta dhe 1.5 milionë denarë për trotinet elektrik.

Sipas mjeteve financiare të parapara Qyteti i Shkupit do të jep subvencione për rreth 2.800 biçikleta dhe rreth 215 trotinete elektrike.

Aplikimi mund të bëhet në këto linçe.

www.skopje.gov.mk

https://aplikacii.skopjelab.mk/velosipedi/ dhe https://aplikacii.skopjelab.mk/trotineti/

/SHENJA/