Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për inverterë, biçikleta dhe për pastrimin e oxhaqeve. Në programin për mbrojtjen e mjedisit janë paraparë subvencione prej 20.000 denarësh për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, përkatësisht për blerjen e klimave inverter. Në buxhetin e vitit 2026 për këtë masë janë paraparë katër milionë denarë ose pesëfish më pak se vitet e kaluara, kur u ndanin nga 20 milionë denarë. Subvencione për inverter për këtë vit do të ketë për 200 familje.
Për blerjen e biçikletës është përcaktuar një shumë maksimale prej 5.000 denarësh për person. Në buxhet për këtë masë janë paraparë dy milionë denarë, që do të thotë se do të ketë mjete për 400 qytetarë.
Qyteti i Shkupit do të subvencionojë me nga 1.500 denarë pastrimin e oxhaqeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera. Për këtë masë janë siguruar 200.000 denarë.
Shpalljet për subvencionim ende nuk janë publikuar. Buxheti për mjedisin jetësor i Qytetit të Shkupit për vitin 2026 është 45 milionë denarë.
Qyteti i Shkupit ka dhënë subvencione për inverterë prej vitit 2019 deri në 2026, pra afërsisht 8 vite me programe të ndryshme të subvencionimit. Ndër vite janë ndarë nga rreth 20 milionë denarë, ndërsa gjatë vitit 2020 u ndanë 322 milione e 400 mijë denarë dhe gjatë vitit 2022 u ndanë 24 milionë denarë. Për vitet e para (2019–2021) shumica e fondeve për inverterë u financuan nga qeveria dhe buxhete të përziera, ndërsa në 2022 dhe më tej Shkupi filloi të ndante fonde më të mëdha nga buxheti i vet. /SHENJA/





