Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mbajtën takim koordinues me ekipe eksperte në fushën e komunikacionit, kushtuar përgatitjeve përfundimtare për lëshimin zyrtar të sistemit “Qyteti i sigurt”, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.
Në takimin u theksua se Qyteti i Shkupit do të luajë rol kyç në zbatimin e tij, me qëllim avancimin e rendit, disiplinës dhe sigurisë në trafik.
Nga Qyteti informojnë se vendosja e “Qytetit të sigurt” paraqet ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin e trafikut të qytetit, me zbatimin e zgjidhjeve të mençura, përshtatëse dhe teknologjikisht të përparuara, që do të mundësojnë rregullimin e rrjedhës së automjeteve në kohë reale, duke zvogëluar turmat dhe duke përmirësuar sigurinë.
Në periudhën e ardhshme, Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të miratojë një sërë vendimesh që lidhen me shpërndarjen dhe organizimin e trafikut, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit.



