Qyteti i SHkupit ka reaguar pas dorëheqjes së Bujare Abazit nga posti i nënkryetares, përcjell TV21. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndjejnë keqardhje që Abazi vendosi interesat e partisë para atyre të qytetarëve.
“Bujare Abazi nuk ka qenë zgjidhje partiake dhe është emëruar në pozitën e zëvendëses si person që duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve. Sinqerisht na vjen keq që Abazi mori vendim që ta vendosë partinë para interesit të qytetit dhe shkupjanëve, por ky është vendimi i saj”, thonë nga Qyteti i Shkupit.




