Qyteti i Shkupi ka fituar 2 milionë denarë nga Qeveria për rrethrrotullimin te “Sllovenasja”

Qyteti i Shkupit ka fituar 2 milionë euro me rebalancin e buxhetit shtetëror për realizimin e projektit të rrethrrotulimit te bulevardi “Sllovenia”. Bëhet fjalë për fazën e tretë të zgjidhjes së komunikacionit për këtë pjesë të qytetit, që parasheh zgjerim të bulevardit me rrugën “Hasan Prishtina” deri te rrethrrotullimi, dhe në vend se të semaforëve te udhëkryqi te “Sllovenasja”, do të ketë rrethrrotullim.

Me këtë pa semaforë dhe me zgjidhje bashkëkohore, do të jetë edhe rrjedhja e bulevardit “Nikolla Karev” deri te rrethrrotullimi.

“Ne para dy muajsh e kemi filluar procedurën për ndërtim të rrethrrotullimit në “Momin Potok”. Me këto dy milionë danarë nga Qeveria e vazhdojmë fazën e tretë të projektit. Me këtë, kjo pjesë e qytetit do të fitojë standard të ri të komunikacionit, të shpejtë dhe të sigurt. Vldera e përgjithshme e projektit i cili duhet të mundësojë lidhje me Rrethrrotullimin është 11 milionë euro”, tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Projekto për këtë zgjidhje të trafikut, është gati, dhe pasi të miratohet rebalanci i buxhetit në Kuvend dhe mjetet do të transferohen në llogarinë e Qytetit të Shkupit, do të shpallet tenderi për realizuesin e punimeve.