Qytetari ecën i zhveshur rrugëve të Pejës (VIDEO)

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur gjatë ditës së diele në Pejë.

Një qytetar ka ecur i zhveshur qendres së qytetit.

Lexuesit e klankosova.tv kanë dërguar video në redaksi.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për klankosova.tv se personi në fjalë është person me probleme mendore.

“Lidhur me rastin policia rreth orë 14:10, ka pranuar informacionin se një person po ecë i zhveshur në hyrje të Pejës. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka takuar personin. Menjëherë është përcjell për në Spitalin Rajonal ku më pas është identifikuar si person me probleme mendore. Ai është pranuar në Kliniken Neuropsikiatrike”.

Gashi tha se në dijeni për rastin janë familja dhe prokurori i shtetit.

“Për rastin janë në dijeni edhe familja dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili nuk do të hap rast po vetëm një raport lidhur me rastin”.