Qytetarët në Shkup respektojnë rekomandimet

Një nga vendet e preferuara për qytetarët gjatë vikendeve ku për hyrje njerëzit pritshin në radhë, sot ishte i mbyllur për vizitorë. Kopshti zoologjik në Shkup si dhe disa objekte tjera tash disa ditë nuk punojnë për shkak të rekomandimeve për parandalimin dhe mbrojtje nga Korona virusi. Por, ditën e sotme të punësuarit e shfrytëzuan për t’i edukuar qytetarët e interesuar që mbetën në shtëpi, përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nga kafazi i gjirafave.

Edhe parkingjet përreth kopshtit zoologjik ku gjatë vikendeve vështirë se mund të gjendet vend i lirë, sot ishin gjysmë të zbrazura. Në këndet për fëmijë dhe parqe nuk kishte grupe më të mëdha të fëmijëve, ndërsa pamja e njëjtë ishte edhe në restorantet dhe baret. Vendi i vetëm ku sot kishte më shumë qarkullim ishin tregjet.

“Pas gjendjes së këtillë me Korona virusin, është rritur lëvizja, ka më shumë njerëz dhe blerës. Çdokush

“Deri tani policia nuk lejonte parkimin dhe të ketë lëvizje në treg. Por duke pas parasysh se nuk ka polici, sot ka më shumë lëvizje, por edhe fuqia blerëse është më e madhe. Nuk pyesin, vetëm marrin dhe shkojnë. Ka filluar të na harxhohet edhe malli”.

“E dini si kanë thënë të vjetrit, frika i ruan vreshtat. Patjetër të kesh një preventivë, një si kjo. Nëse të gjithë mbrohemi mirë, do jemi më të sigurt”.

Sipas masave të vendosura nga Qeveria, objektet e hotelerisë, restorantet, baret, bastoret dhe kazinot kanë për detyrë të punojnë me orar të shkurtuar, deri në ora 18;00 dhe me kapacitet të përgjysmuar të mysafirëve, gjegjësisht të mbahet distanca minimale prej një metër e gjysmë deri dy metra mes njerëzve që vizitojnë këto objekte. Kinematë, këndet e fëmijëve, muzetë dhe gjitha institucionet ku mund të mbahen tubime masovike, koncerte dhe manifestime tjera kulturore, janë plotësisht të mbyllura për vizitorë. Megjithatë, mbrëmë në Vodno duhej të intervenojë policia pasi një grup më i madh i të rinjve, në kundërshtim me rekomandimet për izolim, kishin dalë në aheng të hapur./Alsat