Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë si në Maqedoni të Veriut edhe në Kosovë

Zgjedhje lokale sot po mbahen në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Tashmë dihet se shumë shqiptarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut gëzojnë shtetësi edhe të Kosovës.

Por a do të kenë mundësi të njëjtit që sot të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në të dy shtet, kjo për shkak të spërkatësit të gishtit.

Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut, Ditmire Shehu në studion e hapur të TV21 sqaroi se kjo e drejtë e dyfishtë është mundësuar edhe më me zbatimin e sistemit biometrik të marrjes së shenjave të gishtave që ka filluar të zbatohet në këto zgjedhje lokale në Maqedoninë e Veriut.

“Pasi ne kemi mënyrën e identifikimit ndryshe, me “finger print”, nuk do të kenë problem sa i përket spërkatësit. Nëse ka votuar edhe te ne (Maqedoni të Veriut) edhe nëse ka përdorur spërkatës, nuk do të ketë problem të votojnë në Kosovë”, tha Shehu.