Luljeta Ajrullai
-kandidate për deputete nga platforma qytetare Koncepti i Maqedonisë̈ në një̈sinë zgjedhore 5
Të nderuar, Platforma qytetare Koncepti i Maqedonisë̈ është opsioni i vetëm qytetar në zgjedhjet që do të mbahen më 15 korrik. Koncepti i Maqedonisë̈ me projektet që ka ofron zgjidhje reale dhe konkrete për problemet e qytetarëve. Projekti “Dëmshpërblim të qytetarëve”, parasheh dëmshpërblim direkt në para të gjithë̈ qytetarëve që janë̈ te vjedhur në 30 vitet e fundit në periudhën e tranzicionit tejet të gjatë dhe të rëndë. Me këtë projekt do të jetë i përfshirë çdo qytetarë i Maqedonisë̈ duke u bazuar në kritere të matëshme për përcaktimin e nivelit të dëmit individual që është bërë. Afati i realizimit viti 2021 deri 2026. Me ndarjen e drejtë të pasurisë̈ në vend do të arrihet mirëqenia në shtet. Qytetarë të pasur është qëllimi jonë. Qytetarët e pasur dhe me dinjitet mund të ndërtojnë Shtet normal. Projekti “Nuk jeni vetëm”, duhet të sjellë jetë me dinjitet dhe kujdesje për familjet me një̈ prind. Qytetarë dhe organizata që kanë bërë ekspertizë në këtë fushë, Koncepti i Maqedonisë̈ merr përgjegjësinë që të gjitha zgjidhjet e ofruara ti prezantojë dhe ti implementojë në institucionet e shtetit përmes pjesëmarrjes tonë në pushtet ose aktivizmit qytetar. Familjet me një prind çdo ditë luftojnë̈ me sfidat dhe nevojat specifike që kjo kategori i ka për një jetë dinjitoze. Projekti “Zëri i kafshëve”, Koncepti i Maqedonisë̈ do të përpiqet të ofrojë zgjidhje përfundimtare për qentë̈ endacakë që janë rrugëve të lënë pa mbrojte dhe përkujdesje. Në qytetin e Kërçovës problemi me qentë endacakë zvarritet me vite të tëra, problem ky që i brengos dhe i shqetëson qytetarët. Të nderuar, Koncepti i Maqedonisë̈ është platformë politike e cila rrjedh nga qytetarët dhe synon ta përmirëson jetën e të gjithë̈ qytetarëve. Mjaftë duruam padrejtësi dhe degradim të sistemit politik, në këto zgjedhje keni Mundësinë e fundit të votoni për Shtet normal duke rrethuar numrin 10.