Qytetarët e Koçanit që u hospitalizuan dje, janë lëshuar në shtëpi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 9 banorët e Koçanit të cilët mbrëmë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak se kishin thithur tym, si pasojë e zjarrit, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar në shtëpi.

Pacientët dje u mbajtën në spital për disa orë dhe kanë pranuar terapi oksigjenike.

Siç thuhet në njoftimin e MSh-së, në zjarr nuk ka të lënduar me djegie.

Koçani dje ishte nën flakë, por zjarri është lokalizuar në orët e vona të mbrëmjes. Sot janë angazhuar edhe helikopterët, por vatrat mbeten ende aktive./TV21