Qytetarët do të kenë mundësi që me deklaratë të mjeku amë të pajtohen për dhurim të organeve

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për heqjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekësore është i disponueshëm në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER) që nga sot, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Azir Aliu tha se zbatimi aktual i ligjit ka çuar në nevojën për të bërë ndryshime me qëllim zgjerimin e rrethit të personave që mund të jenë dhurues organesh të gjallë, lehtësimin dhe ndryshimin e procedurave administrative dhe mundësimin e çdo qytetari të vendosë të jetë një dhurues potencial organesh pas vdekjes duke bërë një deklaratë te mjeku i familjes.

“Ky është një hap tjetër drejt rritjes së ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e dhurimit të organeve si akti më i lartë i filantropisë që shpëton jetë njerëzore. Qëllimi është që vullneti i qytetarit të jetë parësor, që sistemi të jetë më transparent dhe konfidencial, dhe që vendimi personal të kthehet aty ku i takon – tek vetë personi”, theksoi ministri Aliu.

“Është planifikuar gjithashtu të futet një listë kombëtare, e mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në sistemin kombëtar për të dhënat elektronike shëndetësore, si dhe ndryshime të tjera administrative dhe teknike në tekstin ligjor”, informuan nga ministria.