Kandidati i pavarur për komunën e Strugës Mendi Qyra, gjatë një interviste për Gazetën “Lajm” dhe “Lajm Tv”, ka thënë se projektet prioritare të tij, gjatë mandatit si kryetarë komune në Strugë, do të jetë rruga Morovishtë – Strugë, por edhe shumë projekte infrastrukturore. Qyra tha që edhe mungesës së vendparkingjeve do të’iu vijë fundi, ndërsa ky project, sipas tij, parasheh 560 parkingje nëntoksore.
“Kam përgatitur mjaftë projekte dhe së pari disa projekte duhet të realizohen që janë prioritare. Një ndër ato është rruga Morovishtë-Strugë, që paraqet një rrugë e cila bllokon komunikacionin gjatë verës për arsyje se ngarkohet trafiku. Më pastaj kemi problemin e parkingjeve të cilat janë përgatitur dy projekte, të cilat arrijnë në 560 parkingje nëntoksore”.
Lajme Qyra: 560 parkingje nëntoksore, projekt që do të fillojë mënjëherë pasi ta...