Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup ka ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat janë në kompetencën e tyre për vajzat e humbura, ka njoftuar drejtori i kësaj qendre Liridon Baftiju.
“Rasti po trajtohet nga ekipi profesional i QPS Shkup (psikolog, pedagog, punonjës social) dhe do të trajtohet në mënyre profesionale duke pasur prioritet interesin më të mirë të fëmijëve.Kërkojmë që në interes të fëmijëve, qytetarëve dhe të gjithë të tjerëve të cilët nuk kanë kompetenca në lidhje me rastin, të mos ndajnë informacione të paverifikuara dhe veçanërisht foto të fëmijëve dhe familjeve të tyre, për të mos stigmatizuar fëmijët dhe familjet”, ka shkruar Baftiju.