Qoku: Mediet maqedonase për në veri të Kosovës raportojnë më zi se mediet serbe

Shkruan: Bekim Qoku

Përderisa gazetaria normale raporton për dhunën e bandave të Vuçiqit në qytetet e veriut të Kosovës, për mësymjen e tyre në godinat e komunave, për krismat e armëve të zjarrit, për djegien dhe shkatërrimin e veturave, mediat sllavomaqedonase – madje ato liberale, sepse ato radikale nuk i ndjek – raportojnë me titrat e tyre të mëdhenj për ndërhyrjen brutale të Policisë të Kosovës dhe për përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve serbë.

Këso qëndrimesh pro-Vuçiqit, në masë e si përqindje si këtu në Maqedoninë e Veriut nuk i gjenë as te vetë serbët në Serbi. Atje ka një opozitë dhe mendim kundër politikave autoritare të tij.

Përndryshe, sot nga Maqedonia e Veriut janë nisur një numër i madh autobusësh e makinash private në mbështetje të protestës të thirrur nga miku i Edi Ramës dhe dekoruesi i Grenellit për kontributin e tij ndaj Serbisë, ish ministri i Millosheviqit, presidenti Vuçiq.

* Bekim Qoku ish deputet ne Parlamentin e Maqedonise se Veriut