Qoku dhe Bajram Begaj theksojnë përshpejtimin e Korridori 8 dhe forcimin e lidhjeve Tiranë–Shkup!

Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedonia e Veriut.

Sipas Qokut, në bisedë është trajtuar konkretisht çështja e vendosjes së regjimit Hyrje–Hyrje në pikën kufitare Qafë Thanë, si një hap i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Po ashtu, është theksuar përkushtimi për avancimin e Korridori 8, projekt strategjik me rëndësi të veçantë për zhvillimin infrastrukturor dhe integrimin rajonal.

Presidenti Begaj, sipas deputetit të VLEN-it, ka rikonfirmuar angazhimin institucional për përkujdesjen ndaj shqiptarëve, kudo që jetojnë jashtë kufijve administrativë të shtetit amë, në përputhje me detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Si koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN, Qoku ka theksuar se do të mbetet i përkushtuar në forcimin e lidhjeve strategjike mes dy vendeve dhe në mbështetjen e projekteve që sjellin zhvillim konkret për qytetarët. (INA)