QMK: Zjarre në tërë vendin, gjendja më kritike në Koçan

Qendra për menaxhim me kriza informon se në territorin e tërë vendit ka disa vatra të zjarrit.

Siç informon QMK, zjarri në Koçan është shumë afër shtëpive.

“NJTZ Koçan ndodhet në teren si dhe ekipi I NJTZ Vinocë me 2 automjete zjarrfikëse dhe 4 zjarrfikës. Kërkesë nga qytetarët për forca shtesë sepse ekzistueset nuk mund ta përballojnë gjendjen. Në Koçan ka edhe një zjarr aktiv, I shkaktuar nga një largpërçues I rënë afër vendit Kostin Doll dhe I njejti për kohë të shkurtë është zgjeruar drejt viseve malore dhe është ajshtëm kontrollit, Për të njejtin është kërkuar intervenim nga ajri”, thekson QMK.

Në njoftimin e QMK-së për gjendjen me zjarret deri në orën 20:00 bëhet e ditur se zjarre aktive ka pasur në rajonin e Strumicës, rajonin e Kumanovës, rajonin e Ohrit, rajonin e Manastirit dhe rajonin e Shtipit.