Në rajonin e Shkupit nuk janë evidentuar çrregullime të gjendjes së rregullt. Aktualisht nuk ka reshje shiu apo bore dhe situata është stabile, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK).
Ata shtojnë se gjendja në Tetovë dhe rrethinë është stabile, pa pengesa në funksionimin e rregullt. Të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme, ndërsa karrexhatat janë kryesisht të lagështa. Nga QMK theksojnë se NP “Makedonija Pat” e mirëmban rregullisht aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit.
Lidhur me rrëshqitjen e dheut që ka ndodhur në aksin rrugor Gostivar – Mavrovë, pranë gurores, QMK informon se shërbimet kompetente janë njoftuar dhe është paralajmëruar angazhimi i një ekipi për pastrimin dhe normalizimin e trafikut.




