QMK: Gjendja e reshjeve në vend është stabile

Qendra për Menaxhim me Kriza deklaruan sot se sipas informacioneve të marra deri në orën 12 nga qendrat rajonale, gjendja me reshjet në të gjithë shtetin është e qëndrueshme dhe pa pasoja të rëndësishme.

“Rajoni i Shkupit, Pollogut, Shtipit, Ohrit, Vardarit dhe Kumanovës – nuk ka ndërprerje të gjendjes së rregullt. Rajoni i Manastirit – niveli i ujit të lumit Dragor është ngritur, por pa rrezik nga derdhja. Rajoni i Strumicës – nuk ka reshje. Në Kratovë – reshje të dobëta dhe të kohëpaskohshme”, bëjnë të ditur nga QMK-ja.

Theksojnë se komunikacioni në vendkalimin kufitar Bogorodicë/Evzoni do të bllokohet në intervale të caktuara për shkak të grevës së fermerëve grekë, nga ora 10 deri në orën 14 dhe nga ora 18 deri në orën 22.

DPHM për pasdite paralajmëron stabilizim të motit dhe ulje të vranësirave. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë, ndërsa në Shkup deri në 12 gradë.