QMK: Është shpëtuar një person që ishte bllokuar nga bora në malin Kozhuf

Nga Qendra për menaxhim me Kriza njoftojnë se është shpëtuar një person që ishte bllokuar në borë, në fshatin Radnja të Kavadarit, respektivisht në malin Kozhuf, përcjell TV21. Nga QMK shtojnë se personi në fjalë, fillimisht refuzoi ndihmën e komunës për transport motoçikletë me katër rrota (4×4), i shqetësuar se çfarë do të ndodhte me dy qentë e tij. Ai u bllokua në borë në një vilë mbi fshatin Radnjë, në vendin e quajtur “Gatenovë” në malin e Kozhufit.

“Rruga për të arritur atje është e vështirë ndërsa lartësia e shtresës së borës është rreth gjysmë metër, kishte shumë degë dhe pemë të thyera nga pesha e borës që penguan rrugën malore”, shtojnë nga QMK.