Grupe të mëdha protestuesish lëshonin gurë dhe përlesheshin me policinë në rajonin bregdetar të Perusë, Ica në ditën e shtatë të zemërimit ndaj çmimeve të karburanteve.
Zhvillimi vjen megjithse një ditë më parë presidenti Pedro Castillo anulloi shtetrrethimin në kryeqytetin Lima që kishte si qëllim shuarjen e demonstratave kombëtare.
Mijëra njerëz kanë protestuar prej disa ditësh në qytetet kryesore të vendit kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, rritjes së taksës së autostradave dhe të pasigurisë në vendin e punës .
Të paktën tre viktima e dhjetra të plagosur janë raportuar në lëvizjen e zemërimit kundër inflacioni më të rëndë në 26 vjet sipas mediave.
Prokuroria tha se do të hetojë tre vdekjet gjatë protestave në qytetet e Jauja e Concepción në fillim të muajit.
Ata thanë se një prej protestuesve të vrarë ishte minoren, i gjetur në ujin e lumit Yacus në Jauja.
Një tjetër protestues besohet se është vrarë nga makina e policisë në demonstratën e Las Balsas në Concepción.




