Qindra lodra vendosën në sheshin qendror të Ukrainës për të nderuar fëmijët e vrarë në luftë

Arusha prej pelushi, kukulla, biçikleta dhe patina janë vendosur në sheshin qendror të Kamyansky, në Dnipropetrovsk, në kujtim të fëmijëve të vrarë në konflikt, sipas skynews.

“217 fëmijë ukrainas nuk do të luajnë më kurrë në oborr, nuk do të ngasin biçikletën, nuk do t’i kërkojnë nënës së tyre t’i blejë një lodër të re,” tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko.

“Jeta e tyre u pre në mes nga një luftë e tmerrshme. Është e pamundur të falësh, sepse vdekja e fëmijëve nuk falet”.

Sipas zyrtarëve ukrainas,  217 fëmijë janë vrarë dhe 393 janë plagosur gjatë luftës.

/abcnews.al