Qeveria Zaev fitoi votëbesimin në Kuvend me 62 vota (Video)

Në Kuvend në këto momente sapo u votua për besimin e qeverisë. Për qeverinë e kryeministrit aktual votuan deputetë, nuk kishte as të përmbajtur, as kundër.
Në këtë mënyrë Kuvendi votoi votëbesim për qeverinë. Deputetët e opozitës e bojkotuan seancën.

“Ky është një moment që qytetarët ta shohin të vërtetën-nëse kemi qeveri dhe shumicë stabile, apo opozitë manipuluese”, tha Zaev në fjalimin e tij duke kërkuar nga deputetët t’i japin votëbesim qeverisë.

Votëbesimin e kërkoi vetë kryeministri Zoran Zaev, pas akuzave të shumta nga opozita se Qeveria nuk ka shumicën e mjaftueshme në Kuvend. Kjo është hera e parë në Maqedoninë e Veriut që një kryeministër të kërkojë votëbesim për qeverinë.

https://webtv.a1.mk/sobraniski