Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme me propozim të Ministrisë së Financave ka vendosur që të mbyllen objektet e basteve në të gjithë territorin e vendit. Me vendimin e qeverisë bastet do të realizohen vetëm “online” . Pritet që shteti nga bastet “online” të mbledhë deri në 50 milion euro në vit. Sa i përket sigurisë së basteve dhe pagesave, duke pasur parasysh se në shumë raste kemi të bëjmë me kompani “offshore”, burimet tona thonë se kjo do të rregullohet përmes garancisë bankare.
Lajme Qeveria vendos: Bastoret vetëm “online”, mbyllen objektet