Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Qeveri, zëdhënësja Marija Miteva, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, informoi se në mbledhjen e sotme Qeveria shqyrtoi një informacion dhe mori vendim për t’i hequr 6 licenca për kultivimin e kanabisit.
“Sot kishte 6 pika nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria sot ua hoqi 6 licenca. Për informacione më të detajuara se cilat janë kompanitë, ju lutem t’i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë, ku praktikisht ndodhet edhe kjo Komision. Nga ajo që munda të shoh nga informacioni që kaloi në Qeveri, bëhet fjalë për shkelje ligjore të konstatuara gjatë një kontrolli të kryer nga Komisioni që është përgjegjës për të verifikuar të gjitha kushtet që duhet të plotësohen. Dhe po, Qeveria mori vendim për t’ua hequr edhe 6 licenca të tjera”, theksoi Miteva.



