Qeveria sot do të mbajë seancë, rendi i ditës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 127-të me radhë, me disa pika të rendit të ditës.

Sipas rendit të ditës, në seancë do të shqyrtohet propozim – Ligji për ndryshim të Ligjit për tarifën doganore dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar të përgatitur nga Ministria e Financave, transmeton TV21.

Ministria e Financave në seancë ka propozuar edhe shqyrtimin e Informacionit për formim të Fondit për zhvillim në kuadër të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut me Propozim – Vendim për aprovim të mjeteve të Bankës Zhvillimore të Fondit për Zhvillim.

Për përfundimet e seancës, Qeveria do të njoftojë nëpërmjet kumtesës për vendimet e miratuara.