Pasuritë e funksionarëve shqiptarë te Gjiri I Lalzit në Shqipëri, së shpejti do të dalin në sipërfaqe. Kjo do të ndodhë pasi qeveria në mbledhjen e fundit ka pranuar informacionin sipas të cilit Maqedonia e Veriut do ta nënshkruajë Marrëveshjen Ndërkombëtare për shkëmbim të dhënave për kontrollim të gjendjes materiale, me çka Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion do të ketë qasje te pasuria e funksionarëve që posedojnë jashtë vendit, transmeton Gazeta Lajm.
Burime partiake më herët kanë njoftuar se fuksionarë dhe politikanë shqiptarë posedojnë pasuri të patundshme në bregdetin shqptar, nga aranda e deri në Velipojë, por kryesisht te Gjiri i Lalzit afër Durrësit.
Një pjesë të këtyre pasurive ata kanë blerë me para të siguruara nga tenderët dhe nga ryshfeti që kanë marrë për punësim të rinjve shqiptarë, por edhe duke vjedhur para të cilat i kanë grumbulluar në emër të fëmijëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Ekzistojnë indikacione të fuqishme se të njëjtit politikanë, me para të vjedhura në tenderë dhe nga fondet e luftës, kanë blerë pasuri disamilionëshe edhe në Greqi, Serbi, Itali, Monte Carlo dhe Monako, por edhe në Dubai. Një pjesë të pasurive nuk i kanë në emër të vet, por një pjesë po dhe tani ata pritet të dalin në shesh.