Qeveria reagon pas zhvillimeve në Kosovë: Situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është stabile

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar pas zhvillimeve në Kosovë, duke thënë se në bazë të informacioneve të shpërndara nga shërbimet si dhe nga informacionet e siguruara nga aleatët e NATO-së, nuk ekzistojnë indice për cenimin e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Siguria në shtet, në korrelacion me zhvillimet në Kosovë, është stabile, pa indice për ndonjë prishje, të gjithë institucionet përgjegjëse për sigurinë janë maksimalisht sy qelë. I dënojmë ngjarjet që kanë ndodhur sot dhe i japim përkrahje të plotë KFOR-it për të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon”, kanë thënë për MIA nga Qeveria, transmeton SHENJA.

Nga Qeveria apelojnë edhe për “vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjes së të gjithë çështjeve të hapura në mënyrë të qetë dhe demokratike, dhe në funksion të avancimit, të ardhmes më të mirë dhe standardit jetësorë më të mirë për qytetarët”. /SHENJA/