Qeveria: Qytetarët po blejnë karburant me çmim më të lirë, masat po japin rezultate

Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut thonë se 26 masat anti-krizë në vlrë të 400 milionë eruove tashmë po japin rezultat, përcjell TV21. Nga ekzekutivi thonë se si rrejdhojë qytetarët sot mund të blejnë derivate më të lira të naftës.

“Aplikimi i masave kundër krizës ka sjellë ulje të çmimit të derivateve dhe me këtë, benzina BS-95 është ulur për 6,5 denarë, ndërsa dizeli për 9 denarë. Në përputhje me uljen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, ka rënë edhe çmimi i karburanteve të tjera”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.