Qeveria: Procedura e ngritur e Gjykatës Kushtetuese për pagat dëmton sigurimin e mjeteve për përballje me Kovid-19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut konsideron se procedura e ngritur nga Gjykata Kushtetuese për anulimin e Dekretit për uljen e pagave të 2.060 zyrtarëve, deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe drejtorëve të pagës minimale prej 14.500 denarëve për muajin prill dhe maj, dëmton drejtpërdrejt solidaritetin në vendin tonë.

Me këtë vendim, theksojnë nga Qeveria, Gjykata Kushtetuese direkt pengon sigurimin e rreth 240 milion denarëve në Buxhetin e RMV për masat për përballje me KOVID-19.

Qeveria, siç qëndron në deklaratë, shpreh zhgënjim për vendimin e këtillë skandaloz, i cili e kërcënon luftën me koronavirusin.