Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë dy vendime të reja.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të premten në mëngjes për mbledhjen elektronike që kabineti ka mbajtur.
Aty janë ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje.




