Qeveria ndryshon disa masa anti-Covid, dasmat edhe më tej mbeten të ndaluara

Qeveria ka bërë disa ndryshime në masat e fundit anti-Covid. Sipas vendimit të fundit lejohen organizimi dhe mbajtja e ngjarjeve sportive, kulturore me pjesëmarrje të publikut, lejohet edhe puna në restorante, kafene, bastore, koncerte, seminare në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirë të hapur deri në 50% të kapacitetit, por me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga Covid-19 dhe posedimin e Covid dokumenteve. Ndërsa organizimi i dasmave dhe ahengjeve tjera në ambiente të mbyllura edhe më tej mbetet e ndaluar, transmeton TV21.

“Me ndryshimin e masave lejohet organizimi i mbajtjes së ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të publikut, ngjarje të kulturës, punë në restoranteve, kafene, bastore, koncerte, seminare, punëtori dhe ngjarje të tjera në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirë të hapur deri në 50% të kapacitetit, me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga Covid-19. Mbetet ndalesa për mbajtjen e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve hotelierike, si edhe të gjitha masat në pajtim me vendimin e mbledhjes së 99-të”, tha Muhamet Hoxha – zëdhënës i Qeverisë./TV21