Qeveria sonte mbajti mbledhjen e 22-të me qëllim që ta fillojë procedurën në përputhje të Këshillit për Siguri për shpalljen e gjendjes së krizës në Maqedoninë të Veriut në mënyrë që të menaxhohen pasojat nga kriza e COVID-19, njofton SHENJA.
Qeveria në përputhje me Ligjin për menaxhimin me kriza në mbledhjen e djeshme mori vendim për ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Grupit të vlerësimit, ku u emëruan Stojançe Angellov, ushtrues i detyrës i Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe anëtarë të grupit Bekim Maksuti u.d. i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Ndërkaq me vendimet e seancës së sotme, mundësohet të fillojë procedura për shpalljen e gjendjes së krizës në tërë territorin e shtetit, sipas mendimin të grupit për vlerësim, pas çka do të vijojë propozim i Komitetit Menaxhues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza deri te Qeveria dhe pas kësaj Qeveria do të sjell vendim për shpallje të gjendjes së krizës.




