Qeveria miraton dekretin për pagë minimale për funksionarët shtetërorë

Qeveria e miratoi Dekretin për ndarjen e pagës minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj për të gjithë ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët dhe të gjithë të zgjedhurit e tjerë, të emëruar në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi është që të sigurohen mjete për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria për menaxhim me krizën të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

“Sipas këtij Dekreti, personave të zgjedhur dhe të emëruar të përcaktuar në nenin 2, për muajt prill dhe maj 2020 iu paguhet pagë minimale të përcaktuar në dhjetor të vitit 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 14.500 denarë. Kursimi në bazë të këtij Dekreti në të cilin janë përfshirë 1165 funksionarë dhe 895 drejtorë në vijën e dytë të shfrytëzuesve të Buxhetit dhe të institucioneve të cilat financohen përmes bllok-dotacioneve është rreth 240 milionë denarë për dy muaj.

Dekreti është me fuqi ligji dhe ka të bëjë me të zgjedhurit dhe të emëruarit në sektorin publik: deputetët e Kuvendit, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe funksionarët të cilët i emëron Presidenti, kryetari i Kuvendit dhe funksionarët dhe personat të cilët i zgjedh ose i emëron Kuvendi, kryetari i Qeverisë dhe personat e zgjedhur dhe të emëruarit nga Qeveria, kryetarët e komunave dhe personat të cilët realizojnë të drejtën e pagës pasi tu ndërpritet funksioni, sipas Ligjit për pagë dhe kompensime të tjera të të zgjedhurve dhe të emëruarve, persona të emëruar nga Qeveria të cilët realizojnë të drejtën e pagës sipas Vendimit për konfirmimin e koeficienteve për përllogaritje të pagës së funksionarëve të cilët i emëron Qeveria.

Siç informon pres-shërbimi qeveritar, me dispozitat nga ky Dekret janë përfshirë edhe kryetarët dhe anëtarët, gjegjësisht personat të cilët udhëheqin me trupin rregullator, personat të cilët udhëheqin me institucionet të cilat kryejnë veprimtari nga sfera e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit, dhe në institucionet të cilët kryejnë punë me interes publik të përcaktuar me ligj, ndërsa janë organizuar si agjenci, fonde, persona juridikë të cilëve iu është besuar kryerja e autorizimit publik, institucione publike, ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit dhe shoqatat aksionare në pronësi të plotë të shtetit.

Dispozitat nga ky dekret me fuqi ligji kanë të bëjnë edhe me sekretarët e emëruar shtetërorë, sekretarët e përgjithshëm, sekretari i Qytetit të Shkupit dhe sekretarët e komunave, të cilët realizojnë të drejtën e pagës sipas Ligjit për administratorët shtetërorë. Kanë të bëjnë edhe për gjykatësit e zgjedhur të cilët realizojnë të drejtën e pagës sipas Ligjit për pagat e gjykatësve dhe të prokurorëve të zgjedhur publikë të cilët realizojnë të drejtën e pagës sipas Ligjit për pagat e prokurorëve publikë.