Qeveria në seancën e sotme ka miratuar konkluza shtesë të atyre që u sollën në seancën e 75-të lidhur me importimin, kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar.
Me konkluzat e reja të sjella në këtë seancë, Qeveria e angazhoi Byronë për metrologji të kontraktojë marrëveshje me trupin e akredituar për marrjen e mostrave të mazutit për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.




