Qeveria merr vendim për ta ndryshuar e plotësuar ligjin për lirinë fetare në Kosovë

Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku përveç tjerash, është marrë edhe një vendim lidhur me ligjin për lirinë fetare, shkruan Gazeta Express.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, me plotësim ndryshimet e këtij ligji rregullohet statusi juridik i bashkësive fetare në Kosovë.

“Vendimi për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë është miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me plotësim ndryshimet e Ligjit rregullohet statusi juridik i bashkësive fetare në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e ZKM’së.

Tashmë, Ligji për lirinë fetare njeh 5 bashkësi fetare në Kosovë:

– Bashkësia Islame e Kosovës;

– Kisha Ortodokse Serbe;

– Kisha Katolike;

– Bashkësia e Besimit Hebre;

– Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës;

– Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.