Qeveria me seancë, ministrat nënshkruajnë Kodin e sjelljes etike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, (29.09.2020), e martë, me fillim në orën 12:00, në Sallën solemne do ta mbajë mbledhjen e saj të shtatë.

Në mbledhje, ministrat do të nënshkruajnë Kodin për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë për luftën kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski.